Edor Kabashit i jepet Çmimi Ndërkombëtar PG për Mjekësinë

9 Dhjetor 2016 - 12:33      

Durrës, 9 dhjetor – Shkencëtari shqiptar Edor Kabashi është fitues i edicionit të 8-të të Çmimit Ndërkombëtar PG për Mjekësi. Çmimi u dorëzua dje gjatë një ceremonie të mbajtur në Dublin, në përfundim të një Simpoziumit XXVI Ndërkombëtar mbi ALS / MND, ku 39-vjeçari Kabashi paraqit një përmbledhje të punimit fitues të këtij edicioni.

Ai është përzgjedhur nga 15 punime shkencore dhe materiali i tij është një zbulim i rëndësishëm në zhvillimin e trajtimeve të reja për Sklerozën Laterale Amiotrofike (ALS). Çmimi jepet nga Institutit Gontijo Paulo në Brazil për të nxitur kërkimet e studiuesve të rinj në mbarë botën për të ndihmuar në shërimin e ALS.

Dr. Edor Kabashi nga Durrësi dhe ekipi që ai drejton, punojnë që prej pesë vjetësh në Paris. Shkencëtari shqiptar është nderuar edhe me çmime të tjera në këtë fushë.

Çmimi Ndërkombëtare i Mjekësisë PG është njohur nga komuniteti shkencor ndërkombëtar dhe nga partnerët e saj Aleanca Ndërkombëtare e ALS, Motor Neurone Diasese Association (MNDA) dhe Komuniteti Europian për kërkime për kurimin e ALS (ENCALS).

Edor Kabashi, kërkuesi shkencor nga Durrësi, është bërë i njohur për punimet shkencore në fushën e sklerozës amiotrofike laterale ALS.

Pas përfundimit të të gjitha shkallëve të doktoraturës ai ka pasur një karrierë brilante në fushën studimore të sëmundjes ALS (skleroza amiotrofike laterale).

Rezultatet e punës kërkimore të Edor Kabashit kanë zënë vend prej disa vitesh në revistat më të mëdha të specializuara të shkencave mjekësore.

Që nga viti 2011 ai drejton një grup kërkimor në Institutin e Neuroshkencave Paris, në të cilin bën pjesë edhe bashkëshortja e tij rumune Sorana Ciura, edhe ajo gjenetiste e formuar në universitetin Mac Gill, njëlloj si Edori.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...