Kosova merr përvoja në Estoni nga fusha e tatimeve dhe doganat

9 Dhjetor 2016 - 12:29      

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, dhe u.d drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Fahri Gashi, po qëndron për vizitë në Republikën e Estonisë.

Gjatë kësaj vizite ministri i Financave Avdullah Hoti u prit në takim nga homologu i tij Sven Sester, të cilin e njoftoi për situatën e përgjithshme makrofinanciare të Kosovës , gjithashtu për Programin e vendit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit sidomos në fushën e administratës tatimore dhe asaj doganore, me theks të veçantë ofrimin e përvojës së shtetit të Estionisë për Kosovën, në procesin e bashkimit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës në një administratë të vetme.

Të dy ministrat diskutuan gjithashtu edhe për Procesin e fiskalizimit dhe bashkëpunimit në këtë fushë, si dhe për Marrëveshjen e eliminimit të tatimit të dyfishtë ndërmjet dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite gjithashtu u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Bordit të Taksave dhe Doganave të Estonisë. Nën praninë e Ministrit të Financave të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, nga u.d drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Fahri Gashi, si dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Bordit të Tatimeve dhe Doganave të Estonisë Marek Helm.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet administratave tatimore dhe doganore të të dyja vendeve në fushën e tatimeve, përmes shkëmbimit të përvojave, sidomos në sigurimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së të dhënave, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, ndërtimin e identitetit digjital dhe regjistrat dhe bazat e të dhënave shtetërore.

Memorandumi me theks të veçantë përfshinë ndihmën e shtetit të Estonisë për Kosovën në trajnimin e specialistëve dhe menaxherëve e në të gjitha fushat e mëdha të biznesit duke përfshirë edhe shërbimet e taksapaguesve, menaxhimin e pajtueshmërisë, pagesat dhe zhvillimin e sistemit të dosjeve, praktikat e të qenit agjencia e vetme e të hyrave, menaxhimin strategjik dhe menaxhimin e performancës së operacioneve.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...