9 Dhjetor 2016 - 11:29
Albert Selimi nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), siç transmeton KP, tha se kjo qeli më së miri tregon nevojën e burgjeve për të pasur të gjykuar për afera korruptive.
Selimi tha se këta persona dhe ky sistem i korruptuar ka shtrirje në çdo segment institucional.
“Ky aksion në formë simbolike paraqet situatën kundërthënëse që është duke ekzistuar aktualisht në diskursin politik dhe në sistemin e drejtësisë. Për sa i përket dukurisë së korrupsionit nivelit si dhe shtrirjes së tij në çdo segment institucional shoqëror edukativ, shëndetësor dhe ekonomik. Në njërën anë Kosova është vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon dhe në Evropë, ndërsa në anën tjetër ne kemi një sistem gjyqësor që është i ngathët, joefikas dhe pavullnet për të kryer detyrat e tyre në hetimin dhe gjykimin e personave, zyrtarëve dhe grupeve të krimit të organizuar të cilët janë të dyshuar për afera korruptive”, tha Selimi.
Selimi përmendi deklaratat e presidentit, të prokurorëve dhe të kryeministrit, të cilat i cilësoi si proreklamime, e në anën tjetër ata veprojnë me afera korruptive.
“Ju do të mund të shihni deklaratën e presidentit për procesin e verifikimit të prokurorëve dhe gjykatësve, por gjithashtu mund të shihni se kush në mënyrë sistematike e ka bërë këtë verifikim. Ju do të shihni kur kryeministri proreklamon se do ti largojë nga institucionet zyrtarët e korruptuar, ndërsa zyrtarët e partisë së tij, të cilët janë të dyshuar për korrupsion, mbajnë pozita të larta në këto institucione. Do të shihni kur kryetari i Kuvendit të Kosovës thotë se do ta ç’rrënjosin korrupsionin ndërsa një koleg partiak i tij, i gjykuar për korrupsion mban ende pozitën e kryetarit të një komune të Kosovës”, tha Selimi.
Në këtë aktivitet janë përmendur edhe seancat gjyqësore, të cilat po mbyllen për publikun e që sipas Selimit këto nuk janë transparente.



17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...