9 Dhjetor 2016 - 10:21
Në njoftim thuhet:
Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit nga stacionet matëse në Prishtinë, edhe gjatë dy ditëve të fundit, janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. Vlera ditore maksimale e regjistruar për datën 08.12.2016 është 46.8µg/m3 (Figura 1).
Fig. 1. Përqendrimi i PM10 dhe PM 2.5 në Prishtinë

Përqendrime të larta janë regjistruar edhe me ndotësin PM 2.5, për të cilin në stacionet e Prishtinës po të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, është regjistruar vlera maksimale prej 41.4 µg/m3, që korrespondon me vlerën 116 të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI), ose me zonën e portokalltë, që është e ndjeshme për personat me ndjeshmëri të lartë ndaj kësaj ndotje.
AQI Vlera Niveli i shqetësimit për shëndetin Ngjyra
101-150 E pashëndetshme për grupet e ndjeshme Portokalli

Sipas të dhënave në kohë reale të cilësisë së ajrit në qendra të ndryshme të rajonit, tejkalime të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) për parametrin PM 2.5, për këtë periudhë kohore janë regjistruar pothuajse në të gjitha qendrat e regjionit të Ballkanit si në Shkup me 162, Nish me 174, Beograd me 180 dhe Sarajevë me 136.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...