Sot përfundon fushata zgjedhore në Maqedoni, të dielën votohet

9 Dhjetor 2016 - 10:10      

Partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, sot përfundojnë fushatën zgjedhore.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), do të mbajë tubimin përmbyllës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2016 në sheshin "Iliria" të qytetit të Tetovës.

Rilindja me BESË do të mbajë tubim në sallën e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë.

Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" i kryesuar nga VMRO­DPMNE do të mbajë tubime në Krushevë dhe Prilep, ndërsa Koalicioni "Për jetë në Maqedoni" do të mbajë tubim në komunën Gazi Babë.

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i kryesuar nga Lidhja Demokratike do të mbajë tubim në sheshin "Leptokaria", ndërsa Koalicioni "VMRO për Maqedoninë", do të mbajë takim me qytetarë në Prilep dhe tubim në Manastir.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...