Ajri në kryeqytet edhe sot “I pashëndetshëm”

9 Dhjetor 2016 - 09:30      

Cilësia i ajrit në Prishtinë, sot në mëngjes, ka qëndruar përsëri në sinjalizuesin – I pashëndetshëm, që tregon nivelin e ajrit të ndotur në Prishtinë.

Kur mëngjesin e sotëm temperatura shënonte deri në -8 gradë celsius, si për inat edhe ajri tregonte nivel shumë të lartë të ndotjes. Kur i ftohti dhe ajri i ndotur, të dy me rezultatet mbi normalet, shkaktojnë efekte serioze në shëndet.

Sipas matësve të vënë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, kryeqyteti sot nuk u zgjua aspak i shëndetshëm.

“Çdokush mund të përjetojë efekte në shëndet: anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më serioze në shëndet. Fëmijët aktivë dhe të rriturit, njerëzit me probleme me frymëmarrje si astma duhet t’i shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë: çdokush e sidomos fëmijët duhet ti shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë”, ky është paralajmërimi që jepet për pasojat që sjell ky nivel i ndotjes, të cilin qytetarët e Prishtinës janë duke e jetuar edhe në mëngjesin e kësaj të premte. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...