National Geographic Travel rekomandon “Via Dinarica” ndër 5 udhëtimet më të mira [video]

9 Dhjetor 2016 - 09:18      

Tiranë, 9 dhjetor - Prestigjozia amerikane National Geographic Travel rekomandon “Via Dinarica” si një ndër 5 udhëtimet më të mira në natyrë që duhen vizituar gjatë vitit 2017.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi bën të ditur përmes një statusi në rrjetin social ‘facebook’ se “bashkë me Österreichische Botschaft Tirana/Ambasada Austriake Tiranë, tur operator të ndryshëm dhe partner të tjerë kemi krijuar një grup bashkëpunimi, i cili po punon që ky shteg rajonal të promovohet siç duhet dhe jetë një vlerë e shtuar në produktin turistik që ofron vendi ynë”.

Brezi i quajtur Dinaric, po tërheq përherë e më shumë turistët e lëvizjes. Ky brez përfshin disa shtete evropiane dhe ballkanike.

Pak kohë më parë, prestigjiozja britanike “The Guardian” e konsideroi si një nga dhjetë destinacionet kryesore të aventurës në Europë.

Bëhet fjalë për “Via Dinarica”, një shtegtim në tetë shtete ku përshkohen 2,000 km.

Me anë të këtij udhëtimi, të pasionuarit pas turizmit aktiv e të aventurës do të kenë mundësi të udhëtojnë përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë- Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Via Dinarica, ky shtegtim i gjatë, i ka fillesat në vitin 2009-2010, por Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi u shtuan si destinacione shtegtimi në vitin 2013.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...