8 Dhjetor 2016 - 23:35
“Shumë informata janë dhënë në lidhje me murin këtyre ditëve, por më e keqja është se serbët po duan që në të t’i vendosin emrat e personave të vrarë, kinse nga terroristët shqiptarë. Ky do të ishte një provokim i rëndë për shqiptarët dhe nuk do t’i kontribuonte aspak relaksimit të situatës në integrimin e qytetit”, ka thënë Kamberi.
“Këto janë informata të pavërtetuara, por ky do të ishte një lajm io keq dhe do të ishte një provokim jashtëzakonisht i madh për qytetarët e Mitrovicës por edhe për Kosovën në përgjithësi. Një gjë të tillë nuk duhet ta lejonin institucionet e Kosovës e as ato të BE-së”, ka thënë Kamberi.
Ai ka thënë se kanë qenë të kënaqur me atë që është pa që është duke u punuar deri para pak ditësh.
“Komuna e Mitrovicës Veriore ka nisur edhe një projekt tjetër, dhe ne kemi parë murin, i cili është një vepër e shëmtuar dhe është e papranueshme për qytetarët e Mitrovicës. Gjatë ditës ne kemi parë edhe angazhimin e kryeministrit dhe qeverisë, dhe besojmë se në bashkëpunim me BE-në do të stopohet ndërtimi i atij muri dhe do të kthehet në gjendje normale”, ka thënë ai.
Kamberi thotë se reagimi i Qeverisë së Kosovës kundër murit të ndërtuar në urën e Ibrit ka qetësuar situatën me tensione që ekziston atje.
“Shihet se situata është e qetë, por ka tensione për murin që është ndërtuar aty. Por reagimi i qeverisë ka ndikuar në qetësimin e situatës atje”, ka thënë Kamberi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...