
8 Dhjetor 2016 - 22:44
“Po bëhen 48 orë nga fillimi i ngritjes së kësaj strukture dhe nga të dhënat e para, muri po ngrihet në thyerje të plote të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe në dhunim të Marrëveshjeve të arritura ne Bruksel. Nga informacionet e deritanishme duket se muri po ndërtohet i mbështetur dhe projektuar nga strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës”, ka shkruar Basha në profilin e tij në Facebook.
Basha ka thënë tutje se “ndërtimi i një strukture të tillë është një akt provokues dhe destabilizues për popullatën e Mitrovicës, marrëdhëniet dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës sikundër edhe ndaj klimës së paqes dhe stabilitetit në Ballkan”.
“Një akt i tillë shkon në të kundërt të aspiratave të shprehura të vendeve të rajonit dhe përfaqësuesve të tyre për një klimë bashkëpunimi në perspektivën e integrimit europian të Ballkanit. Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë ndaj popullit dhe institucioneve të Kosovës”, thuhet në reagimin e Bashës.
Partia Demokratike ju bën thirrje institucioneve të Kosovës që në bashkërendim të ngushtë me partnerët euroatlantikë të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm në mënyrë të matur por të vendosur për të kthyer këtë situatë brenda parametrave të ligjit dhe në respekt të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Nga ana tjetër, PD-ja i ka kërkuar edhe qeverise shqiptare ta thyejë heshtjen dhe të ndërmarrë çdo hap proteste dhe sensibilizimi ndërkombëtar ndaj një akti të tillë që rrezikon të provokojë klimën e bashkëpunimit dhe paqes në Ballkan.
“Ky është rasti për të folur për Kosovën me forcë dhe zë të lartë. Partia Demokratike është në krah të popullit të Kosovës dhe institucioneve te saj.
Partia Demokratike si në çdo kohë edhe sot angazhohet se në të gjitha kontaktet dhe nivelet e përfaqësimit të saj ndërkombëtar, do të denoncojë këtë akt si dhe do të mbështesë hapat institucionalë të Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen brenda standardeve ligjore të kësaj situate”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...