Rama kujton protestat e dhjetorit 1990

8 Dhjetor 2016 - 22:10      

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar protestën studentore të dhjetorit kundër sistemit komunist në Shqipëri dhe ka thënë se të jesh sot një i ri, pasues i këtyre djemve të dhjetorit 1990, nuk mjafton të jesh në partinë që doli prej asaj lëvizjeje.

“Që të jesh i denjë për aspiratën e tyre, do të thotë që me flamurin në zemër dhe Europën në mendje, të ndjekësh një vizion të së ardhmes që sot për sot s'ka asnjë lidhje me atë parti”, ka shkruar Rama. “Që të protestosh sot në emër të rinisë, duhet në fund të fundit të mos negociosh lirinë tënde për llogari të partisë që lirinë e ka vetëm fjalë në majë të gjuhës dhe padyshim, të jesh i ditur të paktën sa ata kundër të cilëve proteston. Respekt për të gjithë ata të dhjetorit të vërtetë”, ka shtuar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...