8 Dhjetor 2016 - 22:02
BE ka thënë se Kosova duhet të përmbushë edhe kriterin për luftim të korrupsionit.
Pasi Mustafa akuzoi kundërshtarët e demarkacionit me Malin e Zi, Deda thotë se faji është pikërisht te qeveria që nuk ka bashkëpunuar me palët tjera për të gjetur një konsensus, por ka provuar të imponojë zgjidhjen e vet.
“Kundërpërgjigje kryeministrit Mustafa - Përgjegjësia për humbjen e liberalizimit të vizave është kryekëput rezultat i mosgadishmërisë së Qeverisë që me konsensuz politik t'i zgjidhë problemet e mëdha në shtet, si psh demarkacionin. Vizat as vitin e ardhshëm nuk do të na i hekin, ne mbetemi getoja e fundit në Evropë, e faji është në Prishtinë, në Qeverinë e Kosovës. Humbja e liberalizimit është bankrot i mendësisë politike të instaluar në Kosovë që nuk do bashkëpunim por imponim”, ka shkruar Deda në Facebook.
Sot Ukraina dhe Gjeorgjia morën liberalizimin e vizave pasi përmbushën të gjitha kriteret e kërkuara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...