8 Dhjetor 2016 - 21:04
Edita Tahiri, pak minuta më parë në një paraqitje në KTV, tha se BE-ja ka thënë se muri do të hiqet. Lexo më shumë
Por në komunikatën për media të BE-së, thuhet se “Marrëveshja për urën e Mitrovicës ishte arritur në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në gusht të 2015. Bashkimi Evropian është takuar sot me të dy palët për të sqaruar çështjet lidhur me implementimin e kësaj marrëveshjeje”.
“Të dy palët janë pajtuar për të harmonizuar dizajnin e projektit për rivitalizim të urës së Mitrovicës dhe për projektin e këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Petar’. Ato janë pajtuar që rrethrrotullimi në Mitrovicën e veriut të lidhet me rrugën e këmbësorëve ‘Mbreti Petar’ duke i lënë të gjithëve hapësirën e lirë për lëvizje, derisa ka adresuar shqetësimet mbi sigurinë në rrugë”, thuhet më tej aty, transmeton koha.net.
Sipas BE-së, palët janë pajtuar që dizajni i parë për rrethrrotullimin që të bëhet siç ishte parashikuar me marrëveshje të arritur në Bruksel gjatë gushtit 2015. Por nuk jepen detaje se si ishte planifikuar që të rregullohet kjo hapësirë, vetëm se lë të kuptohet se rruga “Mbreti Petar” do të jetë e qarkullueshme vetëm për këmbësorë.
“BE do të mbesë në kontakt me dy palët për të siguruar implementimin e marrëveshjes së gushtit 2015 dhe implementimin e marrëveshjes nga gushti 2016 dhe ka mirëkuptim nga të dy palët që më 20 janar, afati i fundit, për rihapje të urës dhe të projektit për kthimin e “Mbretit Petar’ në rrugë të këmbësorëve të përmbushen”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...