Te varri i kujt shkoi Matiq për të shprehur keqardhjen e regjimit të Miloshevqit

8 Dhjetor 2016 - 20:59      

Kundërshtari i regjimit të Milosheviqit, sot kryeredaktor në B92 të Beogradit, Veran Matiq vlerësoi se është e domosdoshme që të tregohet keqardhje nga populli serb për atë çfarë ai regjim bëri në Kosovë.

Ai tregoi se si shkoi te varri i avokatit, Bajram Kelmendi për të shprehur disi keqardhjen që ndjente për atë çfarë ndodhi gjatë luftës.

“Për herë të parë kur erdha pas bombardimeve në Kosovë, mendoja si të bëj diçka me të cilën do të dëshmoj keqardhjen time për atë çfarë iu ndodhi shqiptarëve dhe shkova te varri i avokatit Kelmendi. Dhe, disi ky ishte akti im, se isha kundërshtar aktiv dhe duroja për këtë pasoja të caktuara. Dua të them se është e domosdoshme të tregosh keqardhje, por edhe ta përjetosh, sepse nuk është vetë fakti që dikush të thotë diçka, të kërkojë falje, s’do të thotë se pas kësaj gjithçka do të jetë e qartë, e pastër, sepse këtë duhet shoqëruar me vepra, sepse duhet që viktimat e familjet e tyre të binden që kur tregoni keqardhje, të dinë se do të bëni gjithçka që të zhdukurit të gjinden dhe ata që kryen krime do të ndiqen”, përfundoi Matiq.

Vështirësi në rastin e të pagjeturve, gazetari serb, Veran Matiq gjen edhe te mosndarja e këtij procesi nga politika.

Ai në Rubikon të KTV-së theksoi se procesi duhej të ishte humanitar dhe i pavarur nga ngjarjet ditore politike, por doli të mos jetë i tillë.

“Ka mbetur politik dhe nëse keni ftohje në raporte politike, atëherë ftohen raportet në çdo nivel, përfshirë këtë. Mendoj se ndaj kësaj, ka raport burokratik dhe them se politikat tona as që janë mjaft të pjekura që vetë këtë ta vendosin në plan të parë... në vend të tretë. Mendoj se ka frikë që kjo mund të krijojë pozitë të keqe për politikën aktuale apo vendin keqbërës. Mendoj se çdo arsye është e palejueshme”, ka thënë ai.

Matiq vlerësoi se diçka e tillë është e palejueshme dhe veçse shkakton dhimbje më të thella te familjet e viktimave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...