8 Dhjetor 2016 - 20:40
Sipas tij, duhet të nxitet ose të arsyetohet një terminologji e tillë.
“Nuk kishte proces të riedukimit dhe njohjes së popullit, me të cilët jetojmë... Shqiptarët në një formë më serioze. Paragjykimi im për shqiptarët janë Bekim Fehmiu dhe Veton Surroi, sepse ata të parët i njoha dhe unë e kam këtë vizion të shqiptarëve. Unë i shoh ashtu dhe nëpërmjet asaj çfarë kam lexuar. E kam lexuar shumë për nderin dhe përkushtimin ndaj familjes shumë më shumë gjëra pozitive, por në kulturat tona mbisundon pjesa negative, e ndërkohë nuk ndodhi kurrfarë procesi i ndryshimit”, ka thënë ai.
“Sikurse ajo nata me Ramën. Të gjithë erdhën me idenë se aty do të jetë një shqiptar që do të bëjë lojëra me Vuçiqin e do të sillet keq, por kanë parë një njeri shumë fisnik, të jashtëzakonshëm, kreativ, i cili ka vlera të caktuara, me të cilat mund të identifikohesh menjëherë”, shtoi tutje Matiq.
Sipas tij, të dy palëve ju duhet komunikim më intensiv dhe jo që raporti të mbetët vetëm në nivel politik.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...