Mustafa: Ata që penguan liberalizimin e vizave duhet të turpërohen

8 Dhjetor 2016 - 20:32      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar të gjithë ata që dolën kundër demarkacionit me Malin e Zi, duke i lënë fajtor për mos-liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sot Bashkimi Evropian njoftoi se Ukraina dhe Gjeorgjia, që ishin në fazë të njëjtë me Kosovën, kanë plotësuar kriteret për liberalizim, ndërsa Kosovës i duhet të plotësojë edhe dy kritere tjera, luftimin e korrupsionit dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Tani Mustafa në Facebook thotë se ata që penguan liberalizimin e vizave duhet të turpërohen.

“Sot është dita kur duhet të turpërohen të gjithë ata që duke shpikur dhe duke u bërë avokat të një kauze të rrejshme penguan liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa Ukraina dhe Gjeorgjia fituan për qytetarët e tyre”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...