8 Dhjetor 2016 - 20:22
Gazetari serb e kryeredaktori i B92, Veran Matiq në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se procesi i pajtimit duket të jetë fjalë e ndaluar në Ballkan.
“Kur e përmendi se kjo mungon, se ekziston njëfarë vakuumi, njerëzit thonë se ndoshta është ende herët apo diçka të tillë. Por, them se duhet punuar paralelisht, sepse ekzistojnë njerëzit që munden vërtet të marrin pjesë në këtë proces në mënyrë të hapur dhe të sinqertë dhe vërtet t’i kontribuojnë edhe këtij dialogu të parë politik dhe të dytit e të tretit, sepse duhet bërë një hap që ky proces i pajtimit të realizohet. Do të jetë proces afatgjatë, por duhet bërë në nivel të Kroacisë, Kosovës, me Serbinë e me Bosnjën. Janë të gjitha raste pak më të ndryshme, s’duhet futur në një thes”, ka thënë Matiq.
Emancipimi dhe demokratizimi i shoqërive, si asaj serbe ashtu edhe asaj kosovare është çelësi i normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, thotë Matiq.
E, njohja aktualisht siç thotë Matiq duket jo aq e rëndësishme.
“Disa para-vepra duhet të kryhen. Duhet të stabilizohet raporti që të ndodhë vetë njohja. Ajo do të shfaqet në njëfarë forme ose edhe nëse nuk ndodh, së paku nuk do të ketë pengesa në përfshirjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Mendoj se tani për këtë mund të flitet si për një qëllim që duhet arritur. Që të jetë funksionale”, ka thënë ai. “Mendoj se vetë njohja s’do të jetë aq relevante dhe e rëndësishme, sepse këtë rajon e pret integrimi evropian dhe ajo do të jetë vetëm një çështje mekanike ose kur të hiqen letrat e nevojshme për hyrje e dalje nga një vend, ai kufizim, atëherë kjo do të jetë çështje relevante. Kjo është shumë frustuese, sepse kur pyesin: “kur do ta njihni, kur do ta njihni” kjo krijon njëfarë refuzimi dhe menjëherë mendohet se si bashkësia ime, e votuesit e mi, do të përballojnë këtë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...