Kush do të duhej të udhëhiqte bisedimet në Bruksel, sipas Matiqit

8 Dhjetor 2016 - 20:17      

Gazetari serb e kryeredaktori i B92 në Beograd, Veran Matiq në një intervistë për Rubikon të KTV-së foli rreth bisedimeve në Bruksel.

Matiq vlerësoi se shqetësues mbetet fakti që brenda negociatave nuk ka evolucion.

“Negociatat zhvilloheshin në mënyrë shumë efikase kur ekipet udhëhiqeshin nga zoti Thaçi dhe Vuçiq, kur kishte komunikim direkt. Kjo sepse, sa më kujtohet, brenda një viti kishte ndoshta rreth 50 takime të delegacioneve, tani janë të rralla takimet dhe në nivel më të ulët. Mendoj se është edhe problemi i udhëheqësisë tek ata që i drejtojnë këto takime ose përfaqësuesit e Komisionit Evropian. Është Federica Mogherini, e cila ka shumë probleme të themi që nga Siria e deri te, ja tani, Amerika, problem i papritur. Kështu që, kjo disi ka dalë nga dora dhe po shkon ngadalë, andaj është me rëndësi që liderët të jenë aktorët kryesorë e të marrin rolin në negociata”, ka thënë ai.

I pyetur se kush sipas tij do të duhej të ishte në krye të këtyre bisedimeve, Matiq vlerësoi se tashmë presidenti Thaçi mund të ishte personi i duhur.

“Sidoqoftë është mjaft e dallueshme se kryeministri Mustafa këtu është në plan të dytë apo vetë s’do të ketë rol lideri e të udhëheqë këtë proces, derisa presidenti Thaçi mendoj se ka dëshirë të jetë më konstruktiv e më dinamik në këtë tregim. Andaj, nëse Thaçi vërtet do, atëherë përse jo?! Sidoqoftë, mund të gjenden mekanizma brenda bashkësisë se si të legjitimohet kjo, por duhet të jetë e shpejtë, sepse ka shumë probleme jetësore që duhet zgjidhur, e për të cilat s’duhet pritur, ngase duhet të zhvillohen paralelisht”, theksoi Matiq.

Tutje, Matiq foli edhe për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Marrëdhëniet midis ndërmarrësve, sipas gazetarit serb, janë më të mira dhe funksionojnë jashtëzakonisht mirë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...