Ballkani e percepton kompromisin si akt negativ, thotë gazetari serb Matiq

8 Dhjetor 2016 - 20:11      

Kompromisi në Ballkan perceptohet si akt negativ në sytë e politikanëve.

Kështu u shpreh kryeredaktori i B92, Veran Matiq në një intervistë për Rubikon të KTV-së.

I pyetur lidhur me marrëveshjen e arritur në Bruksel mes palës serbe e asaj kosovare për telekomunikacion, ai theksoi se ndjehet mirë që përfundimisht do të ketë linjë telefonike kur udhëton për Prishtinë.

“Është shumë frustuese kur s’keni linjë telefonike dhe s’keni mundësi të telefononi nga kufiri këndej në hotel, ose vetëm kur ju jepet rasti i parë të lidheni në WIFI në një anë. Në anën tjetër, mendoj se shumë gjatë në raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sa i përket negociatave në Bruksel, kishte pasur pozicion, respektivisht periudhë të mosbërjes, andaj kjo ka rëndësi dhe do të duhej zënë njëfarë ritmi në këto lajme të mira në këtë rajon, të cilit i mungojnë lajmet e mira”, ka thënë ai.

Sipas tij, thirrja në fitore e cilësdo palë tregon vetëm pasiguri të elitave politike, për çka Matiq thekson se kjo bëhet ngase elitat politike siç thotë ai kanë nevojë të përhershme të dëshmojnë që s’janë tradhtarë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...