Tahiri: BE-ja tha se duhet të hiqet muri në Mitrovicë

8 Dhjetor 2016 - 19:26      

Edita Tahiri ka folur ekskluzivisht në KTV pas takimit disa orësh me përfaqësues të BE-së, pas situatës së krijuar me ndërtimin e murit në anën veriore të urës së Ibrit.

Ajo ka thënë se rezultatet nga takimi kanë qenë pozitiv dhe se BE-ja ka thënë se duhet të zbatohet vetëm Marrëveshja për Revitilizim të Urës, duke thënë se duhet prishur ai mur, transmeton Koha.net.

“Iu njoftoj se rezultatet janë pozitive. Qëndrimi i BE-së është se marrëveshja duhet të respektohet plotësisht dhe ai mur është ilegal dhe muri duhet të hiqet. Gjithçka do të bëhet në respektim të marrëveshjes”, ka thënë Tahiri.

Ajo, më tej, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka prezantuar qëndrimin që muri të hiqet menjëherë dhe mos të ketë vonesa.

“Kemi paraqitur qëndrimin e Qeverisë se kjo duhet të largohet dhe të mos ketë vonesa. Muri do të hiqet dhe ura dhe ajo pjesa do të jetë e hapur për lëvizje të lirë. Siç e dini BE është e autorizuar për urën dhe kompania e kontraktuar nga BE e cila do të merret me këtë sepse ajo sigurisht që është ndërtuar nga strukturat ilegale”, ka përfunduar Tahiri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...