Investitorët seriozë s’mund të vijnë me këtë nivel korrupsioni [video]

8 Dhjetor 2016 - 19:20      

Se korrupsioni nuk është perceptim, tregon mungesa e investimeve të huaja dhe ikja e investitorëve nga Kosova.

Sipas ambasadores së Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, një hulumtim i drejtpërdrejtë me investitorët e huaj në Kosovë i publikuar në vitin 2016, ka treguar që korrupsioni është një nga pesë pengesat kryesore të të bërit biznes në Kosovë, raporton KTV.

Këto deklarata ambasadorja gjermane i ka bërë në konferencën e organizuar nga Ambasada Gjermane, GIZ në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës dhe Institutin e Kosovës për Drejtësi, “Luftimi i korrupsionit përmes dialogut publiko – privat”.

“Dikush mund të thotë se ky është një perceptim dhe se mungojnë shembujt nga përditshmëria, por qëllimi është që për sa të ekzistojë një perceptim kaq i lartë në mesin e ndërmarrësve në Kosovë, do të jetë e vështirë që të tërhiqen investime, qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare”, ka thënë Angelika Viets, ambasadore e Gjermanisë në Kosovë.

Kurse, drejtori i GIZ-it për Kosovën, James Macbeth Forbes, ka thënë se korrupsioni ndikon shumë keq si në jetën private, ashtu edhe në atë publike, derisa është shprehur i befasuar me numrin e vogël të pjesëmarrësve në konferencë.

“Të gjithë duhet të jenë të mllefosur, të zemëruar me këtë situatë, e cila në fund të fundit prek jetën e gjithsecilit. A thua pse në një diskutim kaq të rëndësishëm me pjesëmarrës kaq të rëndësishëm, po shohim kaq pak pjesëmarrës?! Kjo më bën të pyes vetveten se a ka hequr dorë Kosova, a kanë hequr dorë qytetarët e Kosovës nga luftimi i korrupsionit”, ka thënë ai.

Se korrupsioni nuk po luftohet,e kanë pranuar edhe ata që janë në krye të institucioneve që duhet ta luftojnë atë.

Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës, Odës Ekonomike të Kosovës dhe përfaqësues të bizneseve.


Investitorët seriozë s’mund të vijnë me këtë... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...