“Nuk mund të matet territori që s’i dihen kufijtë” [video]

8 Dhjetor 2016 - 19:12      

Propozimi i kryeministrit Isa Mustafa për themelimin e një komisioni të ri për matjen e territorit të Kosovës, vetëm sa po thellon ndarjet mes pushtetit e opozitës.

Kryeministri ka vazhduar akuzat në adresë të opozitës e ekspertëve që kundërshtuan për gati një vit e gjysmë demarkacionin me Malin e Zi, raporton KTV.

“Të ashtuquajturit ekspertë të gënjeshtrave dhe zëdhënës të kauzës së rrejshme politike janë sfiduar dhe kanë ardhur ngushtë me iniciativën për matjen e territorit të Kosovës. Këta po ia bëjnë një dëm të madh sovranitetit shtetëror të Kosovës!” shkroi një ditë më herët kryeministri në Facebook.

Por atij i është kundërpërgjigjur deputeti nga partia e tij, Shpejtim Bulliqi, i cili thotë se është mirë të dihet se çka duam të masim. Sipas tij, që të mund të përcaktohet nëse kemi humbur territor me Malin e Zi apo jo, së pari duhet të matet sipërfaqja e Malit të Zi. Ai nuk beson që interes i kryeministrit është të hedhë akuza ndaj tyre, porse këshilltarët po e këshillojnë keq.

Opozita nuk po e merr fare seriozisht propozimin, ndërsa e vetmja zgjidhje është rishikimi i marrëveshjes.

Kryeministri Isa Mustafa vazhdimisht deklaronte se marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi do ta riprocedonte në Kuvend brenda 2016-ës.


Mustafa: Nuk do të zgjedh rrugë për të shkuar... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...