8 Dhjetor 2016 - 19:04
Të enjten, inspektorët e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor kanë vendosur paralajmërime në murin që ndan qytetin, duke ndalur punimet aty.
Në Prishtinë, takime ka mbajtur gjatë tërë ditës edhe ministrja Edita Tahiri, bashkë me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq dhe atë të Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, raporton KTV.
Shefi i Edita Tahirit, e cila tha se muri do të rrënohet, megjithatë ka pasur tjetër mendim për të.
Madje, për kryeministrin Mustafa, ky mur që ndan qytetin nuk është edhe aq i rëndësishëm.
“Muri do të trajtohet në bazë të ligjit dhe ne nuk do ta qesim gjoksin apo t’i tregojmë muskujt sepse muskujt dhe gjoksin i qet ligji e ne do ta respektojmë ligjin. Ministria e Mjedisit po vepron me inspektoratin e vetë atje, ministrja për dialog ka kontakte me BE-në që të vërtetohet nëse është në harmoni me projektin që BE-ja e realizon atje, prandaj çdo gjë do të shkojë sipas ligjit”, ka thënë Mustafa.
Në Bruksel, nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen, pos një përgjigje të përgjithësuar.
Zyra e Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së nuk është përgjigjur në kërkesën e KTV-së që të shohë planin për rivitalizim të urës e as në pyetjet nëse muri është pjesë e këtij plani ose nëse do të kërkohet nga Mitrovica Veriore që ta respektojë atë.
“Ne kemi parë raportet dhe pamjet e këtij muri dhe për momentin jemi duke e analizuar këtë. Marrëveshja për urën e Mitrovicës konsiston me rivitalizimin e vetë urës, të cilën BE-ja e financon dhe shëtitoren në rrugën ‘Mbreti Peter”. Të dyja, ura dhe rruga, është marrë vesh të hapen më 20 janar 2017. Ne jemi në kontakt të afërt me të gjitha palët për të siguruar një dizajn të kënaqshëm për të gjithë, për urën dhe rrugën, në mënyrë që të gjithë qytetarët të përfitojnë”, ka thënë Kocijançiq.
Kurse, Zyra e BE-së në Prishtinë nuk ka kthyer përgjigje edhe pas dy ditësh të kërkesës së televizionit për një mendim si ndërmjetësues të projektit.
Shoqëria civile në Mitrovicë ndërkaq i ka ftuar zyrtarët e Qeverisë, të dy komunave atje dhe zyrtarë të BE-së që të marrin pjesë të hënën në një diskutim me qytetarë, për të sqaruar ndodhitë e fundit mbi urën e Ibrit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...