Papadopoulou – Thaçit: Llogarisim në përkrahjen tuaj që të vazhdojmë

8 Dhjetor 2016 - 18:04      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në mes të institucioneve të shtetit të Kosovës dhe EULEX-it.

Thaçi, sipas komunikatës nga Presidenca, u shpreh se EULEX-i e ka përkrahjen e institucioneve kosovare në përmbushjen dhe përmbylljen e misionit të vet, transmeton Koha.net.

Shefja e EULEX-it, Papadopoulou, u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe përpjekjet për fuqizimin e sundimit të ligjit.

Gjithashtu, ajo njoftoi Presidentin Thaçi se EULEX ka përfunduar me procesin e ristrukturimit.

“Por, puna jonë vazhdon si më parë. Llogarisim në përkrahjen tuaj që të vazhdojmë më tutje me suksesin e misionit të EULEX-it”, tha Papadoupoulou.

Presidenti Thaçi konfirmoi përkrahjen e institucioneve të Kosovës për EULEX-in.

“Kemi synim të njëjtë, kemi vizion të njëjtë, të afrojmë Kosovën drejt BE-së”, u shpreh presidenti Thaçi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...