Lekaj: BE-së i kërkojmë liberalizim për Kosovën ose shkarkim të qeverisë

8 Dhjetor 2016 - 17:56      

Bashkimi Evropian ka zyrtarizuar liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, por jo edhe për Kosovën. Pal Lekaj, kryetar i GP të AAK-së ka thënë se ky është edge një tjetër lajm i keq për qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se pse duhet për shkak të qeveritarëve të korruptuar të vazhdojë duke mos liberalizuar vizat, transmeton Koha.net.

“Ende ma e keqe është edhe fakti se po këtyre ditëve, para syve të Brukselit, lejohen të ngrihen mure që veç sa e trashin ndarjen dhe izolimin e Kosovës. Pse duhet që BE'ja për interesa krejt irrelevant, të një kastë qeveritarësh të korruptuar e të mbërthyer vetëm rreth pushtetit të vet, të vazhdojnë getoizimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Lekaj.

BE-ja, sipas Lekajt, duhet të insistojë që Kosova ta ketë një qeveri të interesit qytetarë e jo vetëm sa për dialogun me Serbinë.

“Morën rreth 50 milion banorë liri të lëvizjes, e nuk po arrini që t'ua pranoni 1,8 milionë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë. Deri kur kështu?”, përfundon Lekaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...