8 Dhjetor 2016 - 17:57
Zëdhënësi i kësaj partie, Mehdi Haxha, duke e quajtur situatën aktuale dramatike në Mitrovicë, ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, sidomos për problemin e veriut, për të cilin tha se me deklarata të papërgjegjshme po e rëndon situatën akoma më shumë në atë pjesë.
Sipas tij, Bahtiri ka marrë mbi supe pesha që nuk i bartë dot, duke dhënë premtime të cilat nuk i realizon.
“Jemi dëshmitarë të zhvillimeve dramatike në Mitrovicë ditëve të fundit. Kulminacioni ka arritur me fillimin e ndërtimit të një muri në afërsi të Urës së Ibrit, duke bërë që jo vetëm qytetarët mitrovicas, por edhe ata gjithë andej vendit të jenë të shqetësuar për atë që po ndodh. Po ashtu shprehim indinjatën tonë për qasjen e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, ndaj problemit të veriut, i cili në vend se ta lehtësojë vazhdon ta rëndojë situatën me deklarata të papërgjegjshme. Ai ka marrë mbi supe pesha që nuk i bartë dot, duke dhënë premtime që nuk i realizon”, ka thënë mes tjerash Haxha.
Në anën tjetër, edhe Avni Kastrati, kryetar i PDK-së në Mitrovicë, ka kritikuar Bahtirin, duke thënë se ai nuk merret me problemet e qytetit të Mitrovicës fare, përcjell KSP.
Kastrati ka hedhur akuza edhe ndaj kryeministrit Isa Mustafa dhe kryenegociatores Edita Tahiri.
Sipas tij, kryeministri duhet të marrë vendimet e duhura në kohë të duhur, ndërsa ministrja Tahiri të menaxhojë situatën më mirë në implementimin e marrëveshjeve të arritura.
“Kisha dashur fillimisht të kritikojë kryetarin e komunës Agim Bahtirin, për arsye se nuk merret me problemet e qytetit të vet, por shkon në Drenas. Kritika dytë shkon për Edita Tahirin, e cila nuk po ia del të menaxhojë me ekipin e vet, sepse marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk po përcillen me implementim. Këtu ka dështim edhe kryeministri Isa Mustafa, për arsye se vendimmarrja duhet me qenë më e shpejtë. Çështja e murit ka qenë me siguri para disa dite e njohur, si dhe situate me lagjen ‘Kodra e diellit’ në Zveçan. Kaluan ditët, shtëpitë po ndërtohen dhe nuk ka kurrfarë vendimmarrje. Prandaj unë ftoj që kryeministri të marrë vendimet e duhura duke përcjellë tek ministrat e resorëve gjegjëse që ky mur të rrënohet”, ka thënë Kastrati.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...