Bushati në OSCE, flet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

8 Dhjetor 2016 - 16:15      

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë fjalës së tij në takimin e 23-të të Këshillit të Ministrave të OSCE-së, ka folur për Kosovën dhe anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

Teksa po fliste për bashkëpunimin rajonal, Bushati është ndalur më gjatë tek Kosova. Ai ka thënë se pret që shumë shpejtë Kosova të jetë pjesëmarrëse në atë tavolinë si shtet, transmeton Koha.net.

“Kemi bërë përparim të mirë në bashkëpunimin rajonal me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë format janë gjashtë shtete dhe pres ditën që Kosova do të ulet në këtë tavolinë si shtet pjesëmarrës”, ka thënë Bushati.

Bushati e ka inkurajuar kryesuesin e ardhshëm të OSCE-së, Austrinë që të gjejë një rrugë të përshtatshme në mënyrë që të mos ketë diskutime për Kosovën në këtë organizatë, pa qenë prezentë edhe përfaqësuesit nga Kosova.

Ministri Bushati është shprehur i bindur që me kryesimin e Austrisë në këtë organizatë do të vazhdohet puna e mirë e kryesuesve paraprakë për promovimin e mirëkuptimit, paqes, lidhjeve dhe besimit mes njerëzve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...