Daçiq: Serbia e përkushtuar për dialog me Prishtinën

8 Dhjetor 2016 - 16:10      

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha në takimin ministror të OSBE-së në Hamburg se “Serbia është e përkushtuar për dialogun me Prishtinën, nën përkujdesjen e BE-së si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura”.

Ai shprehu posaçërisht “përkushtimin në zbatimin e marrëveshjeve që ndërlidhen me krijimin e Asociacionit të Komunave serbe”, transmeton REL.

"Vlerësojmë se një dialog i hapur dhe i sinqertë është rruga e vetme drejt përmirësimit të jetës së përditshme të çdo qyterari në Kosovë”, tha Daçiq në fjalën e tij që i është përcjellur mediave nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Daçiq tha se Serbia është e përcaktuar strategjikisht për integrimet evropiane dhe para së gjithash është e “interesuar për zhvillimin e mëtejmë të stabilitetit rajonal përmes dialogut, paqes dhe pajtimit”.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...