Qendrat e përbashkëta kulturore konfirmojnë bashkëpunimin e mirë Kosovë-Shqipëri

8 Dhjetor 2016 - 15:49      

Hoxhaj në konferencën për diplomaci kulturore: Kjo dekadë është e shqiptarëve të suksesshëm në art, kulturë e sport.

Prishtinë, 8 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë sot në tryezën kushtuar qendrave kulturore të përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë në diasporë, të organizuar nga British Council dhe Ambasada Norvegjeze në Kosovë, në bashkëpunim më Qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ministri Hoxhaj përshëndeti formimin e këtyre qendrave , të cilat tha se janë një e arritur mbresëlënëse e dalë nga mbledhja e dy qeverive në tri vitet e fundit.

Hoxhaj tha se ky është hapi i radhës që e konfirmon bashkëpunimin e ngushtë mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Pas iniciativave të suksesshme mes dy ministrive të jashtme për të hapur konsullata e përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, fillimisht në Milano, Bari dhe Mynih, ky hap tjetër konfirmon bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Një marrëdhënie që nuk është në letër, por po ec ngadalë e sigurt drejt rezultateve konkrete”, tha Hoxhaj.

Ky model i bashkëpunimit, tha ministri Hoxhaj, duhet të shërbejë si platformë e avancimit të diasporës shqiptare në shtetet ku janë. Ai tha që këtë lloj bashkëpunimi e sheh si zgjatje të politikës së jashtme të Kosovës dhe si një instrument të diplomacisë ekonomike e kulturore.

Hoxhaj foli edhe për diasporën e re shqiptare me përfaqësuesit e saj në muzikë, sport, art e kulturë, ku përmendi ambasadoren e nderit të Kosovës në Britani të Madhe, Rita Ora, pastaj Dua Lipa, Era Istrefi dhe yje të tjerë në sportin ndërkombëtar.

Ai theksoi se shqiptarët mund ta lënë shenjën e tyre me të arritura kudo në botë, ndërsa shtoi se dekada e ardhshme është e shqiptarëve të rijnë të suksesshëm në botë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...