Pas vlerësimit të PISA-s, aktivizohen koordinatorët e përmirësimit të cilësisë

8 Dhjetor 2016 - 15:46      

Ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë z Arsim Bajrami, takoi sot koordinatorët për sigurimin e cilësisë në shkollat e komunave Prishtinë, Podujevë , Lipjan dhe Drenas , të cilët këto ditë po mbajnë një trajnim për këtë çështje.

Me këtë rast ministri Bajrami iu ofroi mbështetje të plotë koordinatorëve në punën e tyre, njëherësh kërkoi që ata të jenë të angazhuar dhe të përgjegjshëm në përmbushjen e misionit të tyre, si një mekanizëm shumë i rëndësishëm për sigurimin e cilësisë në shkolla dhe tha se koordinatorët për sigurim të cilësisë do të doja të jenë mësimdhënësit më të mirë që ka shkolla, mësimdhënës të karrierës, që e duan arsimin, të cilët do të jenë partner i fuqishëm i komunës, ministrisë, i prindërve dhe shoqërisë për të përmirësuar cilësinë.

Ministri Bajrami duke folur për rezultatin e vlerësimit të PISA 2015, tha se kemi nxënës shumë të mirë, inteligjentë dhe se ata munden më shumë, por ju duhet të jeni shumë më kërkues ndaj drejtorëve të shkollave, drejtorëve të drejtorive komunale, ndaj inspektorëve të MASHT- it dhe faktorëve të tjerë që të krijojmë një sistem funksional të ndërtimit të cilësisë.

Në këtë kontekst, ministri Bajrami theksoi se vitin e kaluar është miratuar Strategjia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar 2016 /20 , por tha se ky nuk do të mbetet veç në letër, andaj “ ju ftoi që të jeni të pakompromis në sigurimin e cilësisë në raport me kolegët dhe drejtorët aty ku punoni”, theksoi ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami, kërkoi nga koordinatorët që të inkurajojnë mësimdhënësit të përmirësojnë performancën, të jenë më të angazhuar dhe cilësorë në mësimdhënie, ndërsa MASHT do të vlerësojë punën tuaj dhe do të gjejmë edhe forma stimulative për punën tuaj dhe të mësimdhënësve të dalluar. Do të kërkojmë që edhe drejtorët komunalë ët arsimit të jenë më bashkëpunues me ju dhe faktorët e tjerë të interesuar për arsim cilësor .

“Krijimi i një arsimi cilësor, është interes familjarë, interes shoqërorë e shtetëror dhe se të gjithë do të punojmë që kjo gjendje, pas vlerësimit të PISA –s, të jetë një vetëdijesim kombëtar e jo një defetizëm”, tha në fund ministri Bajrami.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...