Çelaj: Kur krimi ka bazë racore, gjinore, religjioze e etnike atëherë merr karakteristika të akteve terroriste

8 Dhjetor 2016 - 15:40      

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj sot ka marrë pjesë në punëtorinë me temën “Rritja e kapaciteteve të institucioneve kosovare të sundimit të ligjit kur merren me rastet e krimit të urrejtjes” e cila është organizuar nga Misioni EULEX në Kosovë.

Çelaj, sipas komunikatës nga Ministria e Drejtësisë, gjatë kësaj punëtorie tha se mbrojtja e një grupi të caktuar shoqëror në legjislacionin kundër krimit të bazuar në urrejtje do të ngritë vetëdijen e popullit që ky grup të ruhet dhe të mos shkaktohen viktima pasi që supozohet që në të kaluarën ky grup është sulmuar nga persona të panjohur në bazë të gjinisë, etnisë, racës dhe orientimit seksual. Ky është qëllimi i legjislacionit të krimeve të bazuara në urrejtje, transmeton Koha.net

“Kur një krim ka për bazë racën, gjininë, religjionin, etninë atëherë ky krim merr karakteristika të akteve terroriste sepse krimi nuk është i drejtuar ndaj individit por ndaj një grupi që ai individ mund të e përfaqësoj”, tha Çelaj.

Ai shtoi se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar në përmirësimin dhe avancimin e mëtutjeshëm, në rishikimin e sektorit të drejtësisë e veçmas të drejtës penale si dhe adresimin e të gjeturave nga Raporti i Komisionit Evropian.

“Misioni i Ministrisë së Drejtësisë lidhet ngushtë me vazhdimin e ngritjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë, fuqizimin e zbatimit dhe sundimin e ligjit. Ky mision do të arrihet falë përkushtimit të gjithanshëm të stafit vendor dhe asistencës së partnerëve tanë ndërkombëtar e veçanërisht të Bashkimit Evropian”, ka thënë Zëvendësministri Çelaj.

Në fund të fjalës së tij Çelaj tha është e nevojshme por edhe e domosdoshme që Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale si dhe pjesa tjetër e legjislacionit që parasheh dispozita të kësaj fushe, t’i nënshtrohet procesit të rishikimit të drejtësisë penale.
“Në këtë drejtim presim edhe më tutje mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet përkatëse dhe partnerët ndërkombëtar për krijimin e mekanizmave me qëllim të rritjes së efikasitetit, përgjegjësitë dhe llogaridhënies në institucionet e drejtësisë”, përfundoi Çelaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...