8 Dhjetor 2016 - 15:14
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Kosova ka aspiratë jetike anëtarësimin në NATO dhe BE.
“NATO sot konfirmoi se marrëdhëniet e Kosovës dhe Aleancës Veri Atlantike tani e tutje do të kenë një kualitet tjetër të bashkëpunimit. Ndër të tjera, republika jonë e re do të përfitojë nga aktivitete dhe programe të ndryshme të ofruara nga NATO”, ka shkruar Thaçi.
“Zotimi i Aleancës është obligim për ne, por edhe mirënjohje për politikën tonë të dialogut e bashkëpunimit. Kosova ka aspiratë jetike anëtarësimin në NATO dhe BE, familje këto të popujve të lirë e të barabartë”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...