8 Dhjetor 2016 - 15:00
Ata nuk janë të kënaqur me një gjë të tillë, duke thënë se ka kaluar koha e kufijve dhe barrierave për qytetarët, transmeton kosovapress.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri gjatë një vizite që i bëri sot punimeve mbi urën kryesore të Ibrit, e ka quajtur ndërtimin e murit ilegal, ndërsa tha se ky mur nuk është paraparë me marrëveshjen e Brukselit. Ai ka mohuar se muri i ndërtuar do të ndaj qytetin, duke përsëritur se Mitrovica do të bashkohet.
Bahtiri premtoi se muri do të largohet, pa precizuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
“Absolut jo…është ilegal.. Urdhëresa për ndalim të punimeve është dhënë tani do të shohim”, ka thënë Bahtiri.
Ndërkaq, kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, i ka thënë Kosovapress-it përmes telefonit se është duke shkuar në Prishtinë për të biseduar pikërisht për këtë temë, dhe pasi të kthehet mund të jap ndonjë deklaratë.
“Jam duke udhëtuar për Prishtinë në një takim me përfaqësuesit e Bashkësisë Evropiane, me të cilët do të bisedojmë pikërisht për këtë temë. Andaj, pasi të kthehem mund të them diçka më shumë”, ka thënë shkurt Rakiq.
Në anën tjetër, qytetarët e Mitrovicës janë shprehur të pakënaqur me ndërtimin e murit në pjesën veriore të qytetit.
Dushko Kociq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, u shpreh se nuk e ka të qartë akoma domethënien e këtij muri, pasi nuk e ka parë projektin.
Sipas tij, shqiptarët e serbët duhet të jetojnë së bashku pavarësisht të kaluarës.
“Të drejtën me ju thënë është fillim i disa punimeve këtu, kështu që nuk kisha mundur diçka konkretisht t’ju them…Qytetarët e veriut të Mitrovicës nuk janë të kënaqur me këto punime. Ata ose nuk po e kuptojnë këtë pjesë të punimeve ose…Megjithatë do të shohim si do të duket kjo më vonë…Nuk e di domethënien, vërtetë nuk e di…Sa më përket mua duhet të jetojmë së bashku, pavarësisht situatës çfarë ka qenë”, theksoi Kociq.
Xhylazim Peci, banor i veriut të Mitrovicës, ka bërë të ditur se muri I ndërtuar është pengesë e madhe, në radhë të parë për serbët dhe për të gjithë qytetarët.
“Unë po çuditem që në shekullin 21 kur krejt Evropa janë duke hequr kufijtë, barrierat për qarkullimin e njerëzve, investimeve, ekonomisë, e tash për shembull me këtë mur që është simbol sikur muri i Berlinit… Ky mur vetëm i pengon serbët më tepër sepse ata sa më parë që inkorporohen në shtetin e Kosovës, kanë me pas ekonominë më të zhvilluar, industrinë, ka me u ngrit niveli i standardit qytetarëve, sepse nëse njerëzit e jugut shkojnë e blejnë në veri, e ata të veriut në jug, me siguri se mirëqenia kishte me u ngritë…Nganjëherë po çuditem kush ka mundur krejt këtë me paramendu këtë mënyrë, ai njeri ose ata njerëz me siguri nuk kanë mendime të mira për popullin e vet, por sidomos edhe për kojshitë, sepse kjo është një pengesë e madhe”, ka thënë Peci.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...