Pavarësisht nga ligjet e mira, gratë vazhdojnë të jenë të diskriminuara

8 Dhjetor 2016 - 15:04      

Prishtinë, 8 dhjetor – Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha sot ka marr pjesë në Konferencën “Të drejtat e njeriut dhe integrimi i grupeve të margjinalizuara në Kosovë” e organizuar nga organizata ATRC në kuadër të Programit të USAID Angazhimi per Barazi. Të pranishëm në këtë konferencë ishin presidenti i vendit, z. Hashim Thaçi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Greg Delawie dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Zyrtarë të lartë të cilët kanë qenë të përfshirë në përmirësimin e infrastrukturës ligjore me qëllim të fuqizimit dhe garantimit të të drejtave të gruas, përfshirë futjen në planin legjislativ, të Strategjisë Kombëtare për të drejtat pronësore dhe Planit të Veprimit 2017/2020, strategji kjo e hartuar nga Ministria e Drejtësisë duke u mbështetur në planin vjetor të dokumenteve strategjike për vitin 2016 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ishin mbledhur sot në Konferencën me titull “Të drejtat e njeriut dhe integrimi i grupeve të margjinalizuara”, ku ministrja Hoxha shprehu mirënjohjen e saj për punën e bërë nga ky grup.

Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si akti më i lartë juridik në vend, një gruaje njëjtë si një burri, i garantohen të drejtën në pronë. Avancimi i të drejtave të grave në pronë nuk duhet dhe nuk mund të trajtohet ndaras nga fenomenet e tjera socio-ekonomike.

“Edhe pse jo të diskriminuara ligjërisht, ne sot jemi dëshmitarë të ekzistimit të pengesave të natyrave të ndryshme në trashëgimi tek gratë, pengesa këto të natyrës kulturore, tradicionale apo edhe mungesës së informacionit. Ne, të gjithë së bashku, duhet të punojmë ashtu që informatat mbi dispozitat ligjore që ekzistojnë, për të cilat palët mund të mos kenë njohuri, të njihen dhe informohen. Si ministre e Drejtësisë, si grua, vajzë, nënë dhe motër, realizimin e qëllimit të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, të barazisë dhe fuqizimin e saj e kam vendosur në një nga prioritetet kryesore, andaj, ndihem shumë mirë që sot po ndajmë bashkë një aktivitet të tillë që i shërben këtij qëllimi. Ndërsa deri në fund të mandatit tim do të doja shumë që raste të heqjes dorë pa dëshirë apo edhe nga frika, paragjykimet, doket dhe traditat, të minimalizohen. Do të punoj deri sa secila grua ta kuptojë se është e barabartë në trashëgimi”, tha ministrja Hoxha. “

Gjatë fjalimit të saj ministrja Hoxha tha se “ne kemi zgjedhur rrugën e barazisë, dhe të gjithë së bashku nuk duhet të lejojmë që të kthehemi prapa. Andaj mos heqja dorë nga e drejta në trashëgimi, përforcimi i legjislacionit, promovimi i të drejtave të grave nuk janë si rezultat i të qenit motra, vajza apo e bija e dikujt, por sepse të gjithë jemi të barabartë pranë ligjit”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...