Ministrja Hoxha ka iniciuar ndryshimin e Ligjit për Konfliktin e Interesit

8 Dhjetor 2016 - 14:51      

Prishtinë, 8 dhjetor – Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha sot ka marr pjesë në Konferencën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane. Të pranishëm në këtë Konferencë ishin edhe Drejtor i USAID-it, z.James Hope, shef i sektorit politik nga Zyra e BE-së, z. Thomas Gnocchi si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore.

Angazhimi kundër kësaj gangrene që rrënon parimet e një rendi demokratik, sot thuajse është bërë një detyrë imperative që derivon nga sensi historik dhe “fryma e kohës”, citon ministren Hoxha njoftimi për medie.

Duke punuar të gjithë së bashku, me një vendosmëri qytetare dhe politike në luftën kundër korrupsionit, e demonstrojmë përkushtimin tonë ndaj kësaj përgjegjësie historike dhe standardeve globale, që i definojnë vlerat demokratike si dhe kriteret juridike të një shteti ligjor. Të nxitur për veprim politik dhe shoqëror nga këto principe universale, ne mund të bëhemi shtylla për ndërtimin e një rendi të lirë dhe demokratik ku nuk duhet të ketë strehë për të korruptuarit. “Që shteti ynë të funksionojë sipas standardeve të mirëfillta demokratike, që të jetë në mesin e atyre vendeve që dallohen pikërisht nga aftësia për të ofruar një cilësi qeverisëse, që do të ishte në shërbim të të gjithëve, me zero tolerancë ndaj korrupsionit, na nevojiten masa efektive e konstante, dhe në cilësinë e ministres së Drejtësisë, kam marrë masa të menjëhershme për rivlerësimin e infrastrukturës ligjore që mbulon këtë sferë, si dhe kam iniciuar procesin e plotësim-ndryshimit të një sërë ligjesh”, tha Ministrja Hoxha.

Pasi janë dëgjuar edhe rekomandimet e shoqërisë civile, në kuadër të kësaj strategjie, ministrja Hoxha ka iniciuar procesin e plotësim-ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale, si dhe plotësim-ndryshimin e Ligjit për Konfliktin e Interesit, përmirësimin e të cilit e ka vlerësuar si nevojë imediate, për shkak të rëndësisë që ka në definimin e qartë të raporteve ndërmjet interesit publik dhe privat. Ky dallim mbetet vital për ndërtimin e një rendi demokratik, që ka për qëllim primar përkushtimin e zyrtarëve shtetërorë në mbrojtje të interesit publik kolektiv.

 © KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...