Pyetja e gazetarit Krasniqi që nuk iu mundësua ta bënte në konferencën e kryeministrit

8 Dhjetor 2016 - 14:50      

Sot kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka dalë në konferencë për medie, bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajn.

Pas fjalës së tyre, disa gazetarë kanë pasur mundësinë që të parashtrojnë pyetjet e tyre. Por, kjo e drejtë nuk iu mundësua gazetarit të Kohës Ditore, Besnik Krasniqi.

Krasniqi këtë pyetje e bëri publike në llogarinë e tij në Facebook, e që ka të bëjë me arsimin.

Ja çka shkruan gazetari Besnik Krasniqi:

Pyetje publike Kryeministrit

Kryeministri Isa Mustafa e mori sot në konferencë shtypi ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, për të prezantuar para gazetarëve të arriturat e Kosovës në raport me organizatat ndërkombëtare. Stafi i Mustafës ua dha mundësinë disa prej kolegëve që të shtrojnë pyetje, por jo edhe mua.

Prandaj, po e publikoj pyetjen që e kisha ndërmend ta shtroj: Zotëri Kryeministër, kur e keni ndërmend ta merrni në konferencë shtypi edhe ministrin e Arsimit, për të prezantuar sukseset që nxënësit tanë po ia dëshmojnë botës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...