8 Dhjetor 2016 - 14:44
Kryeparlamentari Veseli tha Kosova solidarizohet me Francën, ndërsa shprehu përkushtimin e plotë të shtetit të Kosovës për luftë kundër terrorizmit.
"Sot u përkulëm te vendi ku ranë viktimat e terrorit, vitin e kaluar, në Paris. Shprehim keqardhjen tonë dhe solidarizohemi me familjet e viktimave dhe popullin e Francës. Ne ndajmë vlerat e njëjta si Republikë e Kosovës dhe jemi aleatë në luftën kundër terrorizmit", tha kryeparlamentari Veseli.
Veseli, po ashtu, u shpreh se sulmi në Paris ka bërë që e gjithë bota demokratike të bashkohet dhe t’i intensifikojë përpjekjet në luftën kundër të së keqes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...