Vetëvendosje tregon fajtorët për rastin e paraburgimit të aktivistëve të saj për terrorizëm

8 Dhjetor 2016 - 14:01      

Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media tha se dy aktivistët e VV-së, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, janë në shtëpi dhe se masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

Molliqaj tha se ky vendim vjen pa ndërruar asnjë rrethanë, transmeton kosovapress.

“Pesë të akuzuar për terrorizëm sot janë në shtëpi, pra sot nuk qenkan të rrezikshëm”, u shpreh Molliqaj.

Ai tha se i gjithë ky proces është i montuar dhe i inskenuar, dhe si pasojë e tij, kemi humbur Astrit Deharin.

Sipas Molliqajt, fajtorët kryesorë për këtë rast janë Mentor Shala, Ridvan Berisha Shpend Maxhuni, Fatos Makoll, Luan Keka, Abdurrahim Islami, Vehbi Kashtanjeva Sylë Hoxha, Metush Biraj, Nexhmi Krasniqi, Skënder Hyseni e Dhurata Hoxha.

Kjo konferencë e thirrur nga Vetëvendosje, është mbajtur pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit, ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, duke u ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpiak, deri më 29 dhjetor.


Vetëvendosje tregon fajtorët për rastin e... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...