8 Dhjetor 2016 - 13:21
Kjo retorikë veçohet sidomos nga ish kryeministri Nikolla Gruevski ku vazhdimisht ka kërkuar nga qytetarët maqedonas që ta mbështesin VMRO-DPMNE-në me 63 deputetë në përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Maqedonisë.
Ai këtë kërkesë e ka arsyetuar me faktin që nuk dëshiron të kushtëzohet nga shqiptarët dhe ka potencuar në çdo tubim që asnjëherëë nuk do të lejojë që në Maqedoni të aplikohet dygjuhësia.
Duke pasur parasysh këto qëndrime të qarta të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Agjencia e Lajmeve Zhurnal sot ka kontaktuar me përfaqësuesit e partive politike shqiptare si dhe koalicioneve shqiptare që do të garojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, lidhur me atë se a do të bëjnë koalicion me partinë e Gruevskit nëse i fitojnë zgjedhjet në fjalë, dhe duke i ditur qëndrimet konservative të liderit të VMRO-DPMNE-së.
Përfaqësuesi i koalicionit “Rilindje me Besë”, njëherit barësti në njësinë zgjedhore numër 1 nga ky koalicion, Zeqirija Ibrahimi, shprehet se Lëvizja BESA dhe koalicioni “Rilindje me Besë”, asnjëherëë nuk do të bashkëpunojë me ata funksionarë që janë nën hetime dhe dyshohen për krime dhe keqpërdorim të pushtetit.
Ai thotë se atme ata që janë dëshmuar si antishqitparë si tipi i Gruevskit, Mijallkovit apo Jankullovskës nuk mund të bashkëpunohet me ta. Ibrahimi madje thotë se ekziston vetëm një mundësi për hapjen e komunikimit me VMRO-DPMNE-në, ajo është kur kjo parti do të reformohet dhe do të vjen një lidershp i ri brenda kësaj partie.
“Lëvizja BESA në asnjë rast nuk do të bashkëpunojë me ata që akuzohen për krime, abuzime të pushtetit dhe ata që janë dëshmuar si antishqiptarë, siç është tipi i Gruevskit, Mijallkovit e Jankullovskës. Vetëm nëse ajo parti reformohet dhe vjen një lidership tjetër, hapet mundësia e një komunikimi. Por, të mos harrojmë se kur Gruevski i kërkon 63 deputetë, ai aty i llogarit edhe deputetët e mundshëm të BDI-së”, ka deklaruar, përfaqësuesi i koalicionit “Rilindje me Besë”, Zeqirija Ibrahimi.
Nga ana tjetër zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani tha se partia e tij në këto zgjedhje ka dalë me 5 zotime që ai i konsideron si kushte pa të cilët nuk mund të formohet as qeveria. Ai ka qenë kategorik kur thotë se do të bëjnë me atë parti maqedonase e cila do t’i pranojë 5 pikat kryesore të plaftormës së BDI-së, gjegjësisht 5 zotimet primare që për qëllim final kanë barazinë e plotë të shqiptarëve në Maqedoni.
“BDI në këto zgjedhje ka dalë me 5 zotime të cilat nuk janë tema për negociim për qeverinë e ardhshme por kushte pa te cilat nuk mundet të ketë as qeveri. Pasi ne do jemi çelësi i qeverisë së ardhshme, qeveri do ketë me atë parti maqedone që do pranon 5 zotimet e BDI-së, zotime që rrumbullaksojnë barazinë kombëtare si qëllim final i një misioni të nisur me luftën e lavdishme të vitit 2001”, ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani.
Ndërsa, bartësi në njësin e gjashtë zgjedhore nga “Aleanca për Shqiptarët”, Ziadin Sela për Zhurnal ka deklaruar se këtij koalicioni i duhet vetëm një votë më tepër nga gjithë partitë tjera shqiptare, pastaj le të bëhen edhe Gruevski edhe Zaevi bashkë që të përballen me të gjithë shqiptarët.
“Ne si Aleancë për Shqiptarët na duhet vetëm një votë më tepër të elektoratit shqiptarë, pastaj le të bëhen bashkë Gruevski dhe Zaevi dhe do përballen me gjithë shqiptarët”, ka deklaruar për Zhurnal, përfaqësuesi i koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, Ziadin Sela.
Ndërkaq, Agjencia e Lajmeve Zhrunal kontaktoi edhe me bartësin e njësisë zgjedhore numër 2 nga radhët e PDSH-së, Orhan Ibrahimi, por ky i fundit nuk deshi të jep përgjigje rreth pyetjes së parashtruar: “Gruevski vazhdimisht në këtë fushatë ka përdorur retorikën e tij nacionaliste kundër shqiptarëve. Ka kërkuar 63 deputet që mos të kushtëzohet nga shqiptarët duke theksuar që asnjëherë nuk do të lejon dygjuhësinë në shtet. Duke pasur parasysh këto qëndrime të Gruevskit, ju si parti a do kishit koalicionuar me Gruevskin nëse i kishit fituar zgjedhjet e 11 dhjetorit?”, me arsyetimin se është shumë i zënë dhe nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se në atë moment nuk mund të jep deklaratë rreth kësaj çështje.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...