Historia e Valbona Berishës, si u dashurua me ‘bosin’ e ISIS shqiptarja e martuar

8 Dhjetor 2016 - 12:43      

Valbona Berisha, 33-vjeçarja shqiptare që braktisi bashkëshortin dhe dy vajzat në Itali për t’iu bashkuar ISIS në Siri, raportohet se është dashuruar me një nga krerët e organizatës terroriste pasi fliste me të nëpërmjet internetit.

Ka dy personazhe kyçe në radikalizmin e Valbona Berishës, shkruajnë mediat italiane, transmeton “Koha Jonë”.

Ata janë, Shefqet Krasniqi, ekstremist islamik sunit, imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, i cili u arrestua së bashku me ekstremistë të tjerë kosovarë nën akuzën e rekrutimit dhe lehtësimit të aktiviteteve terroriste.

Dhe përveç tij edhe predikuesi Omer Bajrami i Maqedonisë, imam i xhamisë në Shkup, edhe ky i akuzuar për rekrutim dhe inkurajim të njerëzve drejt organizatave terroriste të ISIS, raporton “Il Giornale”.

Në kompjuterin e Valbonës janë zbuluar “një sasi e konsiderueshme imazhesh të lidhura me rrugën e saj drejt radikalizmit” shkruajnë hetuesit që urdhëruan arrestimin e shqiptares.

Në mënyrë të veçantë kanë qenë kërkimet që bënte Valbona në Youtube për ndjekjen e dy imamëve ekstremistë.

Sipas mediave italiane, Valbona kishte biseduar në “chat” me dy predikuesit, më pas me disa nga terroristët e lidhur me Al Baghdadit, dhe pastaj ra në dashuri dhe u martua me një nga të indoktrinuarit.

Për t’u bashkuar me të në vitin 2014 ajo udhëtoi në Al-Bab, 40 km në veri të Alepos, një nga zonat më të nxehta ushtarake. Valbona kishte me vete djalin e saj 6 -vjeçar Alvin, edhe pse nuk dihet nëse janë aktualisht gjallë.

Kushërira e Valbonës, Irma Berisha dëshmoi për hetuesit: “ Një natë u takuam në shtëpinë e nënës sime . Pas darkës që hëngrëm, Valbona tha se do nisej për Siri, donte të largohej nga burri i saj Afrimi pasi ai e rrihte . Ajo donte të ndryshonte jetën e saj dhe donte të ndihmonte nevojtarët në një spital në Alepo. Valbona kishte pak kohë që fliste për kalifatin, predikuesit dhe burrin e ri”.

Të vetmet informacione të sigurta që djali i Valbonës është në Siri në dispozicion të ISIS vijnë nga një italiane e kthyer nga Siria .

“Gruaja dhe fëmija yt janë në Unamet, djali pyet gjithnjë për ty ,” mësohet t ’i ketë thënë italiania Afrimit.

Pak ditë më parë u lëshua një urdhër-arresti për shqiptaren.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe një bisedë që ka bërë djali i mitur që ka marrë me vete Valbona në Siri, me të atin, Afrim Berisha.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...