Modelet për qendra të përbashkëta kulturore midis Kosovës e Shqipërisë

8 Dhjetor 2016 - 12:22      

Nis prezantimi lidhur me hulumtimin e modeleve të qendrave të përbashkëta kulturore të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Me këtë rast ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, tha se gjatë viteve të fundit Kosova ka bërë një progres të madh bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë, siç është hapja e shumë konsullatave.

Kurse, ministri i Diasporës Valon Murati, me këtë rast tha se ky raport që sot do të prezantohet, është ndihmë për të krijuar qendra, apo për t’i modeluar ato qendra kulturore që ne i kemi.

Ai tha se kjo ministri ka pasur presion nga diaspora, se pse Kosova dhe Shqipëria nuk po krijojnë më shume qendra dhe konsullata.

Zëvendësministri i Punëve te Jashtme të Shqipërisë, Halil Hyseni, tha se Samiti i Diasporës ishte një dasmë e madhe shqiptare.

Ai tha se jemi një dhe të bashkuar për qëllimet tona.

Ambasadori britanik Ruairi O'Connell, tha se nëpërmjet marrëdhënieve kulturore, ne shkëmbejmë shumë informata me njëri -tjetrin.

Ai tha se ambasadoret më të mira mund të jenë Rita Ora e Dua Lipa, duke thënë se mundësia e shprehjes së kulturës në vende tjera, nuk është punë e vetëm e ambasadorëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...