PD kërkon ndaljen e murit që ndan Mitrovicën

8 Dhjetor 2016 - 12:20      

Partia e Drejtësisë shpreh shqetësimin e saj për ndërtimin e murit ilegal afër Urës së Ibrit, duke e shkelur kështu edhe marrëveshjen për rivitalizimin e Urës së Ibrit në Mitrovicë.

Përmes një komunikate, PD kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmerr hapa në ndalimin e këtij muri që rrezikon ndarjen e qytetit të Mitrovicës.

Ura e Ibrit, duhet të jetë simbol i bashkimit dhe jo i ndarjes, që të shërbej për t'i bashkuar qytetarët të cilët jetojnë në të dy anët e saj.

Çdo ndërtim që është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës është i papranueshëm. Këto veprime nga ana e serbëve të Mitrovicës, po krijojnë pasiguri dhe frikë në lëvizjen e lirë të qytetarëve të Mitrovicës.

Po ashtu kërkojmë nga të gjitha institucionet që t'u sigurohet lëvizja e lirë të gjithë qytetarëve andej dhe këndej urës dhe që mos të ketë mure ndarëse që do t'ua pamundësonte lëvizjen e lirë qytetarëve të Mitrovicës.

Institucionet e vendit duhet që të jenë sa me transparente dhe të japin llogari para qytetarëve rreth marrëveshjeve të arritura në mes Kosovës dhe Serbisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...