Krasniqi: Qeverisja Mustafa ka vazhduar dhe thelluar keqqeverisjen e Thaçit

8 Dhjetor 2016 - 12:10      

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Nismës për Kosovë dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nëpërmes një letre drejtuar medieve ka thënë se dështimet e mëdha për Kosovën kanë filluar para dy vitesh.

Ai thotë se në fillimin e koalicionit qeverisës filloi edhe ikja e madhe e qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të BE-së, transmeton Koha.net.

“Nëse ju kujtohet disa muaj para se të formohej koalicioni i tashëm politik, ishte formuar LAN-i e më vonë VLAN-i, qytetarët patën festuar. Ndërsa pas formimit të koalicionit të LP-së që bërë një heshtje varri e cila prodhoj një ikje të madhe te qytetarëve nga Kosova në drejtim te vendeve të BE-së”, shkruan Krasniqi.

Ai numëron edhe dështimet e qeverisë, që sipas tij, janë në politikë, ekonomi, arsim e shëndetësi, ku përmend edhe Marrëveshjen e Demarkacionit. Krasniqi vazhdon më tej duke përmendur edhe sundimin e ligjit, për të cilin thotë se nuk po shihet në horizont.

“Tani u bënë dy vjet që kur erdhi Qeveria Mustafa &Thaçi, e cila për dy vjet solli dështime të mëdha në fushat kryesore të jetës politike, ekonomike, zhvillimore, arsimore e shëndetësore. Por, padyshim më kryesorja është: Dëshpërimi i Madh i qytetarëve te Kosovës. Solli dy marrëveshje shumë të dëmshme për proceset politike në vend, si: Demarkacionin me Malin e Zi, me të cilën Kosova po humbë mbi 8200 hektarë tokë. Vazhdimi i marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë në Bruksel, të cilat marrëveshje këtyre dite rezultuan me murin ndarës në Mitrovicë. Marrëveshjet të cilat ishin proklamuar si sukses i madh i Kosovës, se serbet dhe strukturat e Serbisë në Kosovë po integroheshin, këta integruan një pjesë te territorit te Kosovës në Serbi. Sundimi i ligjit nuk shihet në horizont, Sistemi i Drejtësisë ka rënë në kolaps dhe i dezintegruar skajshmërisht. Krimi dhe korrupsioni janë bërë pengesat kryesore për zhvillimin e vendit dhe përgjithësisht investime nuk ka. Qeveritarët tanë jo pak herë janë krenuar me gjeneratën e re e cila si pas raportit të PISA-s po del të jetë gjysmë analfabete. Shëndetësia është degraduar skajshmërisht, barnat me shumicë shteti i blen më shtrenjtë sesa ato që shiten me pakicë?!”, vazhdon më tej Krasniqi.

E qeverisja e Isa Mustafës, për Jakup Krasniqin, është vetëm vazhdim dhe thellim i keqqeverisjes së asaj që kishte filluar qeverisja e Hashim Thaçit.

“Krejt çka ka bërë Qeveria Mustafa është: vazhdimi dhe thellimi i keqqeverisjes i filluar nga Thaçi. Pra degradimi i qeverisjes nuk ka të ndalur përderisa vendi qeveriset nga mentaliteti bajraktaristë e komunistë. Mentalitet që nuk mund të pajtohet me sundimin e ligjit. Mentalitet që nuk e dinë as çka është shteti i së drejtës”, shkruan Jakup Krasniqi.
Për të dalë nga kjo gjendje, sipas Krasniqit, ka vetëm një rrugë: Zgjedhjet e reja, të lira, të drejta e demokratike.
“Pra është në duart e qytetarëve të Kosovës që vendit t’ia ofrojnë një perspektivë të re!”, përfundon Krasniqi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...