Familjarët e sulmuesve të Konsullatës në Prizren, i kërkojnë falje Turqisë

8 Dhjetor 2016 - 11:58      

Familjarët e fëmijëve të paraburgosurve nën dyshimin se kanë sulmuar me koktej molotovi Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren, kanë shprehur keqardhjen ndaj shtetit turk në lidhje me këtë incident.

“Ne familjet e fëmijëve tanë të arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar me koktej molotovi Konsullatën e shtetit mikë të Kosovës – Turqisë në qytetin e Prizrenit, përmes kësaj komunikate dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e ambasadës turke në Prishtinë, shtetit turk dhe parasëgjithash qytetarëve të Republikës së Turqisë dhe qytetarëve të Kosovës se ne i konsiderojmë qytetarët turq në Kosovë dhe Turqi së vëllezërit tanë dhe nuk kemi asgjë kundër tyre. Incidenti që ka ndodhur më 28 nëntor na ka bërë të ndihemi keq dhe nuk dëshirojmë që të politizohet në asnjë mënyrë ngase ajo që ka ndodhur nuk përfaqëson në esencë atë që ne ndiejmë për shtetin turk, shtetin i cili e ka përkrahur shtetin e Kosovës dhe vazhdon ta përkrahë në çdo aspekt”, thuhet në reagimin e familjarëve.

Ata thonë se familjet tona janë të miqësuar me familjet turke në Prizren, duke thënë se besojmë se fëmijët tanë kanë bërë një veprim të çastit të pa menduar mirë dhe nuk kanë pasur asgjë kundër konsullatës turke, komunitetit turk dhe mbi të gjitha shtetit mik të Turqisë.

“Ne mendojmë që mediat i kanë dhënë pompozitet të madh të panevojshëm këtij incidenti të izoluar. Ndërsa nga Prokuroria dhe Gjykata kërkojmë që të mos bien nën ndikime dhe të marrin vendim të drejtë në këtë rast. Ne besojmë në organet e rendit të vendit dhe presim vendim profesional në këtë rast”, thuhet në fund të reagimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...