Drejtori i RTK-së edhe përmbushi kërkesat edhe kërcënoi Sindikatën e Pavarur të RTK-së

8 Dhjetor 2016 - 11:02      

Kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së (SPRTK) përmes një reagimi, dërguar sot medieve, njofton për kërcënimet që ka marrë nga drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, pas përmbushjes së kërkesave të saj dhe heqjes dorë nga protesta e paralajmëruar.

Në vazhdim reagimi i plotë i SPRTK-së:

“Drejtori Mentor Shala kërcënon sindikalistët pas paralajmërimit për protestë

Të nderuar përfaqësues të medieve

Bashkangjitur gjeni letrën kërcënuese të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala ndaj Sindikates së Pavarur të RTK-së dhe kryetarit të saj, Fadil B. Hoxha.

Ky email kërcënues, tashmë veprim recidivist i z.Shala, erdhi pak kohë pas njoftimit të Sindikatës për protestë lidhur me keqpërdorimin e parave të punëtorëve dhe familjarëve të tyre.

Siç ju kemi njoftuar edhe dje, pas njoftimit për protestë, menaxhmenti i RTK-së, i ka shlyer borxhet konform kontratës ndaj kompanisë për sigurime shëndetësore, gjë që ka rezultuar me anulimin e protestës.

Këto mjete u ishin ndalur punëtorëve dhe familjarëve të tyre nga pagat prej muajsh, ndërkohë që nuk ishin dërguar në destinacionin e duhur konform obligimeve të kontratës, derisa punëtorët kishin mbetur pa shërbime shëndetësore dhe të dëmtuar financiarisht.

Gjatë ditës Sindikata e Pavarur e RTK-së do të bëjë të ditura hapat që do të ndjek ndaj kërcënimit të drejtorit gjeneral Mentor Shala, gjuhës së urrejtjes, shpifjeve, etiketimeve dhe tendencës për frikësim dhe pengim të aktiviteteve sindikale të garantuara me ligj, thuhet në reagimin e Kryesisë së SPRTK-së. Kjo Sindikatë bashkë me reagimin e saj ka postuar edhe përgjigjen e drejtori të RTK-së, Mentor Shala, të cilën SPRTK e cilëson kërcënuese.

Më poshtë por edhe bashkangjitur e keni kërcënimin e drejtorit gjeneral:

“Mentor Wed, Dec 7, 2016 at 4:56 PM To: [email protected]

Te nderuar kolege/ë,

Ju njoftoj se pagesa e teresishme ndaj kompanise Sigal eshte kryer. RTK nuk e ka asnje obligim financiar ndaj Kompanise Sigal. E pashe nje email nga njera sindikate e cila kishte bere thirrje per protesta! Kjo proteste eshte e nxitur nga disa persona brenda kesaj sindikate te cilet nuk e kane per qellim mbrojtjen e punetoreve dhe asnjehere nuk e kane pasur. Lexoni me kujdes komunikatat e tyre dhe e shihni se cili eshte qellimi i tyre. Dua t'ju njoftoj se javen tjeter ligji i RTK­se pritet te procedohet ne Qeveri dhe se shpejti ne Kuvend, ne te cilin per nje periudhe te gjate do te rregullohet ceshtja e financimit e sipas te gjitha gjasave edhe e prones. Me betejen tone te vazhdueshme kemi arritur qe te bindim edhe perfaqesuesit politik ne Kuvend se RTK ka nevoje per rritje te buxhetit dhe per zhvillim te metutjeshem. Gjithashtu kemi arritur t'i bindim se eshte momenti i fundit qe RTK te kete ndertese te re dhe te pershtatshme per pune. Ju e dini se Qeveria e shkurtoi buxhetin prej 0.7% ne 0.5% per vitin e ardhshem, por presioni yne i madh ndaj tyre beri qe serish ta kthejne 0.7% qe nenkupton buxhet me te madh per vitin e ardhshem dhe nderkohe do te rregullohen procedurat qe nga mesi i vitit te ardhshem te fillohet me parapagim drejtperdrejt nga qytetaret qe do te stabilizoje financiarisht RTK. Prandaj, jemi ne rruge shume te mire per ta zgjidhur perfundimisht ceshtjen e financimit te RTK. Sa per njohurine e juaj, shoqata sindikale e Fadil Hoxhes, asnjehere nuk ka dale ne mbrojtje te RTK dhe rritjes se buxhetit e zgjidhjes se ceshtjes se prones, perkundrazi ka dale ne mbeshtetje te disa qendrimeve te disa politikaneve (shihni qendrimet e tij publike dhe krahasoni me qendrimet e Disa politikaneve kundershtare te RTK) kunder rritjes se buxhetit te RTK. Dhe jo rastesisht sa here qe RTK afrohet per ta zgjidhur ceshtjen financiare, pikerisht ky person (qe po thirret ne emer te Sindikates!) tenton qe te bllokoje procesin per shkak se ka mision te tille. Ju kujtohet kur Fadil Hoxha pat dale me qendrim edhe kunder hapjes se RTK3 dhe RTK4 e ne te njejten kohe edhe disa politikane kishin qendrime te njejta. Pra, gjithmone kur ka zhvillime pozitive per RTK ky person tenton te bllokoje procese, por pa sukses, normalisht! Ajo qe me duhet t'ju them eshte qe askush ne RTK e madhe as une si Drejtor i Pergjithshem nuk kemi te drejte dhe nuk guxojme te punojme kunder Transmetuesit Publik. Une ju garantoje se kushdo qe po provon ta demtoje RTK, imazhin e saj dhe tenton te bllokoje zhvillimin e RTK do te trajtohet ne baze te rregulloreve te RTK me masa diciplinore te cilat jane te bazuara ne ligj. Prandaj, kerkoje nga ju kolege te RTK, qe mos te lejoni te manipuloheni dhe keqperdoreni nga Fadil Hoxha dhe disa argat te tij, per shkak se qellimi i tij eshte rrezimi per toke i RTK­se, dhe nese RTK peson, jeni ju ata qe do te demtoheni me se shumti! E keni pare edhe vet se ky person ka afersi me TV private KTV, te cilet jane mjaft mire te koordinuar kur sulmohet RTK. A mendoni se KTV ka qellime te mira per RTK?! Nuk mund te kete per shkak se qellimi i tyre eshte dobesimi i RTK ne menyre qe ata te marrin primatin ne tregun medial transmetues. Por sigurisht qe e kane te kote kete perpjekje dhe do te deshtojne serish dhe gjithmone! KTV eshte kompani private dhe interesat e tyre lidhen me nje familje, ndersa RTK eshte publike dhe interesat e saj jane publike, dhe deri me tash e kemi mbajtur te forte se bashku dhe do ta mbajme deri ne fund. Protestat jane te ligjshme kur kane fillimisht qellim dhe se dyti kur ai qellim eshte i drejte, por protesta me porosi politike dhe me qellime te keqija dhe ne dem te institucionit prej te cilit mbajme familje, nuk kane kuptim dhe vetem do t'i kontribojne atyre qe cdo dite punojne per shkaterrimin e RTK. Jeni deshmitar qe jeni sulmuar edhe me bomba per shkak se ndryshe nuk po arrine te na nenshtrojne! Edhe njehere po e perserise, nuk do te kete asnje shans me te voglen askush qe ta shkaterroje RTK deri sa te jem Drejtor i Pergjithshem i RTK. Edhe keto dy vite te mandatit tim do te punoje per me avancu RTK­ne si ne teknologji ashtu edhe ne profesionalizem. Prandaj, kerkoj nga ju qe mos te manipuloheni nga keta individe qe jane me agjenda te rrezikshme kunder RTK e me kete edhe kunder jush! Me respekt M.Shala DP i RTK”
 © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...