Agjencioni Kundër Korrupsion po kontrollon pasurinë e Ramiz Kelmendit

7 Dhjetor 2016 - 23:58      

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi është në grupin e njëzet përqindëshit të personave që u kontrollohet pasuria pasi që e kanë deklaruar atë në Agjencionin Kundër Korrupsion.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKK-së, Shaip Havolli në “Interaktiv” të KTV-së, duke thënë se pas kontrollit të pasurisë mund të flasin për konflikt të interesit, pasi udhëheq një kompani shumë të madhe ekonomike, transmeton Koha.net.

“Është duke u trajtuar pasuria e tij. Pasi të bëhet kontrolli i pasurisë ekipi përkatës, ai e dërgon këtë te divizioni i konfliktit të interesit. Nëse ka konflikt interesi, atëherë e njoftojmë që për 15 ditë duket të hiqet nga konflikti, përndryshe fillon procedura ligjore kundër tij”, ka thënë Havolli, teksa ka thënë se asgjë nuk është konkrete.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...