8 Dhjetor 2016 - 07:30
Tek e ka prezantuar Projektligjin, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova është anëtare e barabartë në të gjitha nivelet në këtë Fond. Po kështu ka bërë të ditur se Fondi përkrah veçmas zhvillimin e bashkëpunimit kulturor mes vendeve të Vishegradit, që janë Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia, dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, që e përbëjnë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.
Hoti ka kërkuar fjalën sapo e ka përfunduar Hoxhaj prezantimin. Nuk është interesuar të dijë më shumë rreth aspekteve kulturore të marrëveshjeve. Është ndalur te konstatimi i ministrit se Kosova është palë e barabartë në Fond.
“E pata vetëm një pyetje për ministrin. Ai tha që jemi të barabartë. Desha të di, a jemi të barabartë me fusnotë apo si Republikë”, ka qenë e gjithë fjala e zëvendësministrit, që ka prodhuar debatin e mëpastajmë.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...