7 Dhjetor 2016 - 23:05
Anulimi u bë, edhe pse nuk thuhet, për shkak se SHBA nuk ishte e kënaqur me të gjeturat e Gjykatës së Lartë dhe me aktvendimet e shqiptuara nga ajo, transmeton Koha.net.
Demonstruesit, me të cilët ndër të tjerë kanë qenë edhe kryetari aktual i Serbisë dhe atëherë kryetar i Partisë Radikale serbe Tomislav Nikoliq si dhe kryetari i aktual i PSS-së dhe shef i diplomacisë serbe Ivicia Daçiq ishin ngritur kundër Kosovës dh Perëndimit . Mitingun e kishte organizuar kryeministri i atëhershëm, tash në pension, edhe politik, Vojislav Koshtunica.
Pas mitingut, demonstruesit, të hidhëruar që SHBA, Gjermania deh Kroacia kishin njohur pavarësinë e Kosovës, sulmuan dhe dogjën ambasadat e këtyre vendeve.
Ambasada e SHBA e ka përshëndetur vendimin më të ri të Apelit.
„Ambasada SHBA –së dje ka marrë vesh se Apeli e ka suspenduar aktgjykimin e Gjykatës së Lartë të Beogradit për shtatë persona të akuzuar. Ne respektojmë sundimin e ligjit në Serbi, por ky rast ende nuk ka përfunduar nga viti 2008 dhe i rëndon marrëdhëniet tona bilaterale. Përsërisim kërkesën për shqyrtim të gjithanshëm të fakteve dhe presim që drejtësia të shkojë në vend në afatin sa më të shkurtër të mundshëm”, citon tanjug t’i jetë thënë në Ambasadën e SHBA-së.
Gjykata e Apelit, në vendimin vet thekson se aktgjykimi i shkallës së parë është suspenduar pjesërisht, sepse në atë pjesë “është shkelur thellësisht proceduar penale, sepse shqiptimi i aktgjykimit është i pakuptueshëm dhe kundërthënës me veten e vet dhe me shkaqet e aktgjykimit, dhe, sepse shkaqet për faktet vendimtarë janë krejtësisht të paqartë e në masë të madhe kundërthënës”.
Gjykata e Lartë e Beogradit para dy vjetësh kishte nisur hetimin e ri se kush dhe cilat lëshime i kishte bërë gjatë sigurimit të mitingut “Kosova është Serbi”.
Edhe Gjermania kërkon nga Serbia gjykimin e personave që ndezën Ambasadën se saj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...