Muri ka qëllim cementimin e ndarjes në Ibër, sipas Ilir Dedës

7 Dhjetor 2016 - 22:16      

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda që është deputet i pavarur, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me murin që po ndërtohet matanë urës së Ibrit.

Ai ka thënë se ky mur ka qëllim cementimin e ndarjes mbi Ibër, transmeton Koha.net.

“Në Mitrovicë d.m.th. po ndërtohet ‘shëtitorja’ e rrethuar me mur. Mur që ka për qëllim cementimin e ndarjes në Ibër. E kjo, miq, është pasojë e qasjes së Qeverisë tonë në Bruksel në "dialogun historik"”, ka shkruar Deda.

Interesi i Dedës qëndron tek ajo se kush do ta rrëzojë murin dhe a do të rrëzohet ai, por e përmend edhe “takimin historik”, frazë e përdorur nga dialoguesit e palës kosovare para takimeve me palën serbe, si praktikë e deritashme e Kosovës për të zgjidhur çështje.

“Shumë kam interes t'a dij se kush do t'a rrëzojë këtë mur, dhe a do t'a ‘rrëzojë’ apo jo. Apo, sipas praktikës deri tash, a do të ketë përsëri "takime historike", por kësaj radhe për ‘largimin e murit’”, përfundoi Deda.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...