7 Dhjetor 2016 - 20:55
Udhëheqja shumëvjeçare e PDK-së me Drenasin sipas Limajt është pakënaqësi e krijuar gradualisht e që sot po e paguan Veseli, transmeton Koha.net.
“Vesei është duke e pagur koston e udhëheqjes së kaluar. Paknaqësia është krijuar ngadalë, kushdo që do te ishte, jam i bindur se do te ishte ky rezultat”, ka thënë Limaj.
Tutje Limaj përmendi pakënaqësitë e qytetarëve të Drenasit si shumë lagje e fshatra të ngelura pa ujësjellës, premtimet për subvencione e punësime, e që sipas tij, nuk ishin të pakta.
Limaj foli edhe për premtimet dhe thirrjen në emër të luftës gjatë fushatës për zgjedhje të jashtëzakonshme në komunën e Drenasit.
“Për sa te jetë jeta duhet të thirresh në luftë por duhet ta bësh me respekt. Bën me dhënë premtim Isa, Bedria e Drenori por jo edhe njerzit që e kanë pasë udhëheqjen”, përfundoi Limaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...