AAK-Mustafës: Nëse je Kryeministër, shembe murin në Mitrovicë, ose shko!

7 Dhjetor 2016 - 19:40      

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuqi, i është përgjigjur akuzës së kryeministrit Isa Mustafa ndaj opozitës për demarkacionin, transmeton Koha.net.

Kuqi i ka thënë Mustafës se në vend të demarkacionit duhet “të merresh me murin e ta shembesh atë në Mitrovicë”.

“Marrëveshja e juaj për Demarkacionin, e ka dështuar Demarkacionin me Malin e Zi, dhe faji është i juaj dhe vetëm i juaj. Përpjekja e juaj që ta hedhni fajin dikund tjetër e të mos e pranoni dështimin në këtë temë, flet për dështimin dhe paranojën tuaj e jo për qëndrimin parimor e krejt pa interes të Opozitës, e cilia sipas jush paska dashur ta kallë Kosovën”, ka thënë Kuqi.

Sipas Kuqit, kjo temë kërkon qasje serioze e shtetërore, e cila po më duket është e pamundur që të bëhët, derisa ju të jeni kryeministër.

Në vazhdim Kuqi ka thënë se sot nuk është temë kufiri me Malin e Zi, pavarësisht përpjekjes suaj për ta rikthyer në orbitë, të cilin nuk e kanë votuar as deputetë të partisë suaj e lere më të tjerët, por një kufi tjetër, i cili po vendoset me mur në Mitrovicë.

“Nëse je Kryeministër merru me këtë temë dhe shembe atë mur, ose shko në shpi”,e ka porositur Kuqi Mustafën dhe ka përfunduar: “Ne nuk e kemi ndërmend të heqim dorë kurrë nga asnjë milimetër e territorit të Kosovës, pavarësisht paranojës suaj të dështimit”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...